Apeli i fortë/ Majko: Studentët janë shpëtimi ynë, të merremi me kërkesat e tyre

Shqipëria

Apeli i fortë/ Majko: Studentët janë shpëtimi ynë, të merremi me kërkesat e tyre

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 13:06
Pandeli Majko

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka folur lidhur e protestën e studentëve, duke kritikuar njëkohësisht Partinë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij në parlament, Majko e quajti qesharake dhe komike kërkesën e të djathtës për vetting politik, ndërsa bëri apel që të reflektohet rreth lëvizjes së sotme studentore.

“Dje u hodhën vezë në emër të studentëve, me shumë dinjitet kanë qenë studentët që janë distancuar nga çdo akt dhune, çdo gjë që ka një fillim e ka një fund. Nëse kjo lëvizje po na kujton këtë kjo kërkon reflektim dhe jo bërjen e trimit në Kuvend. Vetingu i politikës është vazhdim i kapitullit depersonalizues dhe fyes, politikani duhet të provojë se nuk është i lidhur me krimin, mbi bazën e kësaj logjike shpëton vetëm ai që sjell prova.

 Pas 5 vitesh në opozitë shqetësimi i të djathtës nuk duhet të ishte pastërtia e politikanëve, por të menaxhonte masën e të pakënaqurve dhe të diskutonte fitoren e zgjedhjeve. Vetingu është qesharak, pafajësia e çdo individi jepet vetëm nga gjykata nga askush tjetër.

Revolta e studentëve janë sinjali se si sillemi me njërin tjetrin rrezikon të shënojë fundin e një periudhe politike. Unë për asgjënë nuk votoj, ejani të merremi me studentët dhe kërkesat e tyre, nuk janë kundërshtarët tanë, janë shpëtimi ynë, mesazhin e tyre e majta e ka marrë dhe po reflekton kurse partia që u krijua nga studentët sot nuk flet gjuhën e tyre”, tha ndër të tjera Majko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat