Dy vëllezër “masakrojnë” 42-vjeçarin

Shqipëria

Dy vëllezër “masakrojnë” 42-vjeçarin

Më: 19 janar 2019 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Dy vellezer në Fier kane “masakruar” me sende te forta nje 42 vjecar, i cili u derguar per mjekim ne spitalin e Traumes ne kryeqytet.

Policia e Fierit ben me dije se ngjarja ka ndodhur pas nje sherri per motive te dobeta, por pa specifikuar konkretisht se per cfare jane zene.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin D.Gj, 21 vjeç, si dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij 27 vjeçar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.A, 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat