Përmes një video në rrjete sociale Policia e shtetit ka paralajmëruar se mjetet e transportit publik duhet të vijojnë pa devijuar itinerarin që u është caktuar të ndjekin duke ndaluar ku nuk duhet.
Sipas policisë diçka e tillë përbën shkelje.
Njoftimi i policisë së shtetit:
Transporti publik dhe mjetet e destinuara për këtë lloj transporti, janë për t’i shërbyer qytetarëve, sipas intenerarit të përcaktuar nga autoriteti përkatës.
Të ndalosh kudo dhe ku të mundesh, nuk është shërbim, por shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor dhe burim për aksidente rrugore.
Të cenosh sigurinë e një rruge të tërë për të marrë një pasagjer më shumë, është shkelje e rëndë, si për drejtuesin e mjetit, ashtu dhe për pasagjerët që rrinë në anë të rrugës dhe jo në vendin e caktuar për këtë shërbim.