SPAK, Ambasada e SHBA: Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie

Shqipëria

SPAK, Ambasada e SHBA: Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie

Më: 28 janar 2019 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Ambasada amerikane në Shqipëri fton prokurorët që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion (SPAK).

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj, Ambasada e SHBA bën me dije se “Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti”.

Sipas ambasadës, “prokurorët të cilët mishërojnë këto ideale i përgjigjen një thirrjeje për shërbim publik që është më e lartë sesa thjesht një vend pune. Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat