Xhaçka në Bruksel, merr pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes - Bota Sot
Xhaçka në Bruksel, merr pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes

Shqipëria

Xhaçka në Bruksel, merr pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 10:28
Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka është nisur për në Bruksel, për të marrë pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes.

Ministeriali do të zhvillohet në datat 13 dhe 14 Shkurt dhe Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të diskutojnë se çfarë hapash do të kërkohen për të mbrojtur Evropën nëse një traktat dypalësh amerikano-rus për çarmatimin do të dështojë.

Traktati ndalon raketat bërthamore me një distancë prej 500 deri në 5 5000 kilometrash. Njëherësh ky traktat përbën themelin e arkitekturës së sigurisë të Europës pas firmosjes 32 vjet më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...