Bojatisja e Ramës, Spiropali tregon mundimet për ti hequr bojën

Shqipëria

Bojatisja e Ramës, Spiropali tregon mundimet për ti hequr bojën

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 23:40
Bojatisja e Ramës

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka qenë e ftuara e mbrëmjes në emisionin “Provokacija” në Abc News, ku ndër të tjera ka komentuar hedhjen e bojës nga ana e deputetit democrat Edi Paloka, në drejtim të kryeminsitrit Rama.

Deputetja socialiste u shpreh se, boja mezi hiqej dhe se seanca ishte turpshme, pasi të gjithë shqiptarët e Maqedonisë i kishin sytë tek kryeministri dhe parlamenti.

“Ai ishte një akt i qëllimshëm i zotit Paloka. Ai e kishte marrë me vete atë shiringë, me atë bojë, apo çfarë ishte ajo, se nuk e di as bojë nuk ishte, se mezi hiqej. Ishte e përgatitur për atë seancë solemne, aty i kishin sytë të gjithë shqiptarët e Maqedonisë”, tha ndër të tjera Spiropali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat