Lleshaj: Masat e policisë për mbarëvajtjen e protestës

Shqipëria

Lleshaj: Masat e policisë për mbarëvajtjen e protestës

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 12:46
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur për masat e marra nga policia për protestën e opozitës. Ministri iu përgjigj interesit të gazetarëve për disa çështje që lidhen me masat e marra nga policia.

Opozita ju akuzon se të gjitha deklaratat tuaja para protestës janë politike?

Nuk ka asnjë deklaratë politike, të gjitha deklaratat e dhëna para protestës, gjatë ose pas saj janë deklarata që i shërbejnë sigurisë dhe mbarëvajtjes së protestës.

Deklarata e policisë thotë se elementë të tretë do të marrin pjesë në protestë. Kush janë këta elementë të tretë?

Elementë të drejtë janë elementë të tretë.

Shumë drejtues policia janë në kërkim prej kohësh, pse nuk arrestohen?

Nuk ka shumë drejtues në kërkim prej kohësh, ka disa oficerë policie që janë në kërkim.

Do të kemi masa drastike siç ishte mbyllja e valëve telefonike?

Nuk di të ketë masa drastike të tilla dhe nuk është masë drastike mbyllja e valëve telefonike për kur bëhet në shërbim të mbarëvajtjes së sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat