Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut, Mark Gjonaj.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Meta përmes një postimi në Facebook.
“Takim i ngrohtë e vëllazëror me Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut e përfaqësues dinjitoz i diasporës sonë të dashur në Amerikë”, ka shkruar Meta“
Mirënjohje për kontributin e tij të spikatur si veprimtar i palodhur i çështjes shqiptare”, shkruan tutje Meta.