Rama i kërkon 100 mijë lekë dëmshpërblim Berishës për shpifje - Bota Sot
Rama i kërkon 100 mijë lekë dëmshpërblim Berishës për shpifje

Shqipëria

Rama i kërkon 100 mijë lekë dëmshpërblim Berishës për shpifje

Më: 13 mars 2019 Në ora: 15:09
Sali Berisha dhe Edi Rama

Gjykata e Tiranës ka zhvilluar seancën e parë gjyqësore mes kryeministrit Rama dhe ish-liderit demokrat, Sali Berisha.

Gjyqtarja e çështjes Fida Osmani pasi u njoh me kërkesat e të dyja palëve vendosi shtyrjen e seancës për në 11 prill.

Kryeministri Edi Rama e ka paditur në gjykatë ish-kryeministrin Berisha për shpifje.

Rama kërkon nga Berisha shumën prej 100 mijë lekësh si dëmshpërblim moral për dëmin që i është shkaktuar.

Ndërkohë krahas kësaj padie, kreu i qeverisë ka depozituar dhe disa të tjera ndaj deputetëve të opozitës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...