Afati skadon për 24 orë, gjashtë emra për Këshillin e Lartë të Emërimeve - Bota Sot
Afati skadon për 24 orë, gjashtë emra për Këshillin e Lartë të Emërimeve

Shqipëria

Afati skadon për 24 orë, gjashtë emra për Këshillin e Lartë të Emërimeve

Më: 19 mars 2019 Në ora: 17:55
Ilustrim

24 orë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e kandidaturave për pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Report Tv mëson se deri tani gjashtë persona kanë depozituar kërkesën pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Mësohet tre nga gjashtë emrat që kanë shprehur interes për këtë post janë; ish-kryeinspektorja e KLD-së Marsida Xhaferrllari, ish-kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi dhe gjyqtari administrativ Artur Malaj.

Ditën e nesërme pritet që KED-ja në skadim të afatit të publikojë edhe emrat e tre kandidatëve nëse nuk do të ketë të tjerë. Pas renditjes së kandidaturave nga KED, parlamenti zgjedh kreun e ILD-së.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë është një institucion që do të shqyrtojë procedimet ndaj gjyqtarëve që kapen me shkelje. Gjithashtu do të bëjë edhe hetimin për anëtarët e KLP-së për marrjen e masave ndaj tyre. Ky institucion mund të nis hetim edhe për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Kushtetueses.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...