Elbasan, plagoset me thikë 46-vjeçari - Bota Sot
Elbasan, plagoset me thikë 46-vjeçari

Shqipëria

Elbasan, plagoset me thikë 46-vjeçari

Më: 22 prill 2019 Në ora: 09:04
Ilustrim

Një 46-vjeçar është plagosur me thikë në Elbasan, ndërsa në pranga është vënë autori, i cili akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

"Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirë-organizuar  arrestuan në flagrancë shtetasin: A.H., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet të mpreht (thikë), shtetasin D.T., 46 vjeç,  i cili ndodhet  jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia.  

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...