Han: Shqipëria meriton hapjen e negociatave

Shqipëria

Han: Shqipëria meriton hapjen e negociatave

Më: 29 prill 2019 Në ora: 19:27
Joanes Hahn

Shqipëria meriton hapjen e negociatave për shkak të reformave të kryera, sidomos asaj të gjyqësorit, por ajo ka ende nevojë të zgjidhë problemet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, deklaroi sot eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn në një intervistë për të përditshmen gjermane ”Handesblatt”.

“Mosnjohja e duhur e progresit të arritur mund të ketë pasoja të rënda për vende kandidate dhe për të gjithë rajonin në tërësi… Çfarë motivimi duhet të kenë vendet e Ballkanit Perëndimor për të zbatuar reformat e vështira apo për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe, si ai mes Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk mund të bëjnë hapa përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian”, thekson Hahn.

”Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm në interes të vendeve të rajonit, por edhe të vetë unionit”, shtoi ai, në prag të samitit të liderëve ballkanikë me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, në Berlin.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për popujt e Europës Juglindore, por edhe për interesat tona”, theksoi ai.

”Ose eksportojmë stabilitet ose importojmë destabilitet”, shtoi Hahn.

“Vendet ballkanike janë fqinjët tanë dhe nuk mund të rrimë indiferentë për situatën e tyre politike dhe ekonomike”, përfundon Hahn për të përditshmen gjermane ”Handelsblatt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat