Minatorët sherr para Kryeministrisë, çfarë po ndodh

Shqipëria

Minatorët sherr para Kryeministrisë, çfarë po ndodh

Më: 1 maj 2019 Në ora: 10:59
Foto ilustruese

Një pjesë e minatorëve janë shprehur kundër Fiqiri Xibrit, që është në krye të kësaj proteste, pasi sipas tyre ai është bërë palë me politikën dhe nuk i përfaqëson më ata.

Kjo ka shkaktuar një përplasje me Xibrin, i cili ka qenë i irrituar me gazetarin e Fax News Sokol Dema, duke spekuluar se mediat kanë fshehur shqetësimin e minatorëve. Me insistimin dhe rikujtesën e gazetarit se Fax News është e vetmja media që po e transmeton live protestën, Xibri nuk preferoi që të komentonte më tej, pa harruar faktin se vetë ai ka qenë disa herë i ftuar në studion e televizionit dhe i është rezervuar kohë e konsiderueshme.

Nga ana tjetër disa prej minatorëve janë përjashtuar nga protesta, pasi sipas Xibrit janë të inflirtuar, gjë që hidhet kategorikisht poshtë prej tyre.

‘’Nuk kemi drejtues sindikatash, këta e kanë trajtuar si organizata partie. Fiqiri Xibri nuk na përfaqëson. E përdor sindikatën për të përfituar personalisht”, shprehen ata në mikrofonin e Fax News, dhe shtojnë se sa kohë Xibri do të jetë në krye statusi i minatorit nuk do të merret prej tyre.

Kujtojmë se Xibri edhe më herëT është akuzuar se iu merr para minatorëve, në mënyrë që t’iu jepte statusin. Ka qenë Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka ajo që ka bërë një deklaratë drejtuar mediave dhe institucioneve të tjera për shkeljet e rënda ligjore ndaj kësaj sindikate dhe minatorëve.

Kjo deklaratë niste me një denoncim që i drejtohet Fiqiri Xibrit, ku sipas KSSH është kryetar i një sindikate fantazëm që nuk ka asnjë anëtar dhe që po “gjobit” minatorët me premtimin e dhënies së statusit.

“Xibri u vendos gjobë minatorëve të Shqipërisë, teksa u kërkon atyre të plotësojnë një formular dhe të paguajnë një tarifë prej 10 mijë lekësh për të përfituar statusin e minatorit”, shkruhej në deklaratë.

‘’Ky kërcënim vjen nga njeriu që është filmuar dhe ka dalë në mediat më të rëndësishme duke shpërndarë para për pjesëmarrës në protesta, ky kërcënim vjen nga një leve e sigurimit të shtetit që këto 30 vite është vetëpërdorur nga çdo qeveri dhe disa oligarkë për të përçarë sindikatat dhe për të përçarë minatorët”, thuhej më tej në denoncimin e pak ditëve më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat