Publikohen pamjet e aksidentit me 3 viktima, si i mori vetura para nënën dhe dy vajzat

Shqipëria

Publikohen pamjet e aksidentit me 3 viktima, si i mori vetura para nënën dhe dy vajzat

Më: 15 maj 2019 Në ora: 09:42
Pamje nga aksidenti

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kavajë, aty ku një mjet përplasi një nënë me dy vajzat që saj, të cilat ishin duke ecur në trotuar.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka humbur jetën në spital edhe drejtuesi i automjetit,  shtetasi V.C, 24 vjeç.

Nga aksidenti i rëndë humbi jetën Lumturie Demrozi, 48 vjeçe, nëna e dy vajzave dhe Gentian Belba, 28 vjeç, i cili ishte pasagjer në makinë.

“Rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës,  drejtuesi i mjetit tip Benz ( marrë me qera), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa  këmbësorë që tentonin  të kalonin  nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës  mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.

Për pasojë mjeti ka goditur  këmbësoret,, ku shtetasja  L.D  rreth 46 vjeçe   ka humbur jetën, ndërsa vajza e  saj shtetasja  Xh.D  21 vjeçe ndodhet në spital  jashte rrezikut për jetën.

Image

Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi G.B, rreth  23 vjeç.

Image

Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi dje policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat