Grabitet gjatë natës supermarketi, merren paratë e xhiros

Shqipëria

Grabitet gjatë natës supermarketi, merren paratë e xhiros

Më: 17 maj 2019 Në ora: 08:50
Ilustrim

Grabitet një supermarket në qytetin e Elbasanit, ku mendohet se dy persona kanë hapur me forcë derën për të hyrë brenda.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” në zonën e Urës së Bakallit, gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes.

Të dyshuarit kanë vepruar brenda dy minutash dhe më tej kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Paraprakisht flitet për rreth 2 milionë lekë të vjetra të marra nga kasaforta, para të xhiros ditore.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithë skenën e ndodhur rreth orës 01.20, teksa policia po heton për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat