Partia Demokratike: Policia po nxit dhunë

Shqipëria

Partia Demokratike: Policia po nxit dhunë

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 14:12
Gazmend Bardhi

Vetëm pak orë para protestës së opozitës, policia në një deklaratë u kërkoi organizatorëve të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar.

Por Partia Demokratike reagoi duke thënë se deklarata e policisë nxit dhunën dhe nuk i shërben stabilitetit të vendit.

"Dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë qëllim dhe as mjet i Partisë Demokratike. Deklaratat e Policisë së kapur nga krimi janë një sajesë e neveritshme, që synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët,"-tha sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmen Bardhi.

Ai shtoi se PD do zhvillojë protestë paqësore.

Gazmend Bardhi: "I sigurojmë qytetarët se Partia Demokratike është e angazhuar vetëm për protestë paqësore. PD është parti e lirisë dhe e vlerave europiane dhe euroatlantike, ajo ka refuzuar dhe refuzon dhunën dhe bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet."

Bardhi u bëri thirrje qytetarëve të mbrojnë punonjësit e policisë,

Gazmend Bardhi: "Ripërsërisim sot apelin tonë drejtuar qytetarëve, që pavarësisht provokimit kriminal të drejtuesve të Policisë së Shtetit, që do të kenë fatin e njëjtë me atë të Edi Ramës, duhet të mbrojnë punonjësit e thjeshtë të policisë, të cilët kanë të njëjtat halle dhe probleme me secilin prej qytetarëve që dalin në protestë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat