PD denoncon: Frika çon Ramën në absurd. Ja çfarë po bën policia

Shqipëria

PD denoncon: Frika çon Ramën në absurd. Ja çfarë po bën policia

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 18:36
Ja çfarë po bën policia

Partia Demokratike deklaron se frika nga protesta po e çon kryeministrin Edi Rama në absurd, pasi policia po bllokon sipas saj flamujt dhe vuvuzelat e protestës. Pak minuta para nisjes së protestës së tetë kombëtare të opozitës së bashkuar, PD publikon foto duke akuzuar policinë për veprime të paligjshme.

“Pak minuta më parë, policia ka kryer në veprim të pa ndodhur kurrë më parë. Ka arrestuar flamujt, pankartat dhe vuvuzelat e protestës. Veprimi plotësisht i paligjshëm i efektivave të Komisariatit 2 të kryeqytetit, është kundërshtuar nga organizatorët e protestës, që janë gjendur pranë kryesisë së Kuvendit, ku ka ndodhur bllokimi i automjetit me dekorin e protestës. Pavarësisht paligjshmërisë, policia, që vepron prej kohësh sipas urdhrave politikë, nuk i është bindur ligjit, por ka bllokuar automjetin për atë që e ka cilësuar si kontroll të pankartave, flamujve dhe vuvuzelave që gjendeshin në të”, deklaron PD.

Sipas saj, akti i paligjshëm është një nga veprimet provokuese të radhës së policisë politike që, në shërbim të një pushteti kriminal, ka arritur në kufijtë e qesharakes me arrestimin e flamujve shqiptarë, amerikanë, gjermanë, europianë apo edhe të pankartave që demaskojnë në anglisht dhe në gjermanisht vjedhjen e zgjedhjeve nga Rama përmes bandave dhe krimit të organizuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat