Sulmi mbi KZAZ-në, Rama: Shfaqje e egër e dëshpërimit të opozitës

Shqipëria

Sulmi mbi KZAZ-në, Rama: Shfaqje e egër e dëshpërimit të opozitës

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 10:53
Sulmi mbi KZAZ-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se sulmi mbi KZAZ-në e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit, Ilir Metës dhe Sali Berishës, nga fundi i sigurtë me turp ditën e diele i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë.

Duke dënuar këtë ngjarje, Rama siguroi se ndëshkimi do të jetë shembullor.

Militantë të PD-së në Shkodër kanë protestuar këtë mbrëmje duke sulmuar KZAZ-në numër 6 e cila është vendosur në Bushat, në palestrën e shkollës së mesme profesionale “Ndre Mjeda”.

Sipas Policisë, gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta dhe për pasojë janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit Vau i Dejës, që ishin në shërbim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat