Rama paralajmëron kryebashkiakët: Bëni mirë të lexoni Kodin Penal për krimet zgjedhore

Shqipëria

Rama paralajmëron kryebashkiakët: Bëni mirë të lexoni Kodin Penal për krimet zgjedhore

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 13:19
Edi Rama

Pas shkarkimit të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pas djegies së KZAZ në këtë bashki, ka reaguar kryeministri Rama.

Edi Rama: Çdo kryebashkiak që merret me brava shkollash të caktuara si qendra votimi, në përpjekjen harbute dhe qesharake, për të penguar zgjedhjet me dyer të mbyllura me çelësa marrëzie, bën mirë të lexojë Kodin Penal për krimet zgjedhore e të heqë dorë sa pa rënë në dorën e drejtësisë.

Askush tjetër përveç katër të marrëve që i udhëheqin, s’u ka faj kryebashkiakëve të opozitës për largimin nga gara zgjedhore, ndaj ata le të merren me hapjen e dyerve të partive përkatëse, jo të marrin në qafë veten e punonjësit e tyre, duke u kthyer në të pandehur për dyert e QV

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat