Rama: Mbështetje për fermerët, për një bujqësi moderne - Bota Sot
Rama: Mbështetje për fermerët, për një bujqësi moderne

Shqipëria

Rama: Mbështetje për fermerët, për një bujqësi moderne

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 16:44
Rama: Mbështetje për fermerët

“Me këtë lloj investimi ne sigurojmë që konsumatorët shqiptarë të kenë mundësi të hanë produktin e pulës në standarde siç i ha konsumatori europian, maksimale”.

Sfida për të arritur standardet e BE-së në sigurinë ushqimore është një prej arsyeve që qeveria po mbështet iniciativat private në bujqësi, blegtori dhe agropërpunim. Kryeministri Edi Rama pa nga afër ambientet e një stabilimenti në Boboshticë që shtoi dy inkubatorë të rinj, përmes financimit nga Fondi i Programit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sidhe  pritet të dyfishojë numrin e të punësuarve të përhershëm dhe të përkohshëm.

“Ky si regjiment, de facto, duke qenë sadopak modest është nga më të mirët në rajon, nga pjesa e ventilimit, nga pjesa e linjave të ushqimit dhe sa i përket ngrohjes është i vetmi regjiment që ka 0 çlirimin e dioksidit të karbonit, diçka që BE mbase e kërkon pas 10 vitesh”.

Qeveria shqiptare vijon mbështetjen e fermerëve nëpërmjet programit për zhvillim rural, duke krijuar bazat e një bujqësie moderne që do të plotësojë jo vetëm nevojat e tregut vendas por do kontribuojë edhe në rritjen eksporteve në tregjet rajonale dhe evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...