Lufta kundër informalitetit, Denaj inspekton bizneset në Shkëmbin e Kavajës - Bota Sot
Lufta kundër informalitetit, Denaj inspekton bizneset në Shkëmbin e Kavajës

Shqipëria

Lufta kundër informalitetit, Denaj inspekton bizneset në Shkëmbin e Kavajës

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 19:17
Anila Denaj

Në vazhdim të aksionit kundër informalitetit ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj inspektoi disa subjekte që operojnë në zonën bregdetit tek Shkëmbi i Kavajës, kryesisht në sektorin e hotelerisë.

Në këtë rast ministrja inspektoi një biznes që kishte rezultuar me probleme dhe ishte mbyllur, por pas regjistrimit dhe pajisjes me NIPT, administrata tatimore vendosi ta zhbllokojë aktivitetin.

Ministrja Denaj kërkoi nga të gjithë bizneset që të respektojnë ligjet, ndërsa theksoi se regjistrimi duhet të ndodhë së pari në institucionet përkatëse shtetërore në vend, e jo në Booking, si mund të jetë rasti i hoteleve.

Denaj: Shpresoj që ju të paktën të kuptoni që kjo nuk është e qëllimshme, nuk është për të penguar punën tuaj. Përkundrazi, në momentin që ju e regjistruat dje ne e po e zhbllokojmë menjëherë. Sot është e shtunë dhe i gjithë ekipi është duke punuar të shtunë dhe të dielë. Edhe në këto situata ne jemi në ndihmën tuaj. Por është e pamundur që të regjistroheni më parë në booking, para organeve administrative në Shqipëri.

Drejtuesja e dikasterit të financave gjithashtu theksoi rëndësinë e regjistrimit të një biznesi jo vetëm në QKB dhe organet tatimore, por edhe respektimin e të gjithë rregullave të tjera që lidhen me funksionimin e një subjekti, si deklarimi i punonjësve, lidhja e kontratës së energjisë elektrike me OSHEE dhe kontrata e furnizimit me ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...