Dyndje drejt plazheve/ Fluks automjetesh nga kufiri në Morinë, deri në Vlorë - Bota Sot
Dyndje drejt plazheve/ Fluks automjetesh nga kufiri në Morinë, deri në Vlorë

Shqipëria

Dyndje drejt plazheve/ Fluks automjetesh nga kufiri në Morinë, deri në Vlorë

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 21:02
Pamje nga video

Mëngjesi i kësaj të hënë është shoqëruar me një fluks të jashtëzakonshëm automjetesh që po hyjnë në Shqipëri.

Pamjet që vijnë nga pika e kalimit kufitar të Morinit tregojnë një dyndje të vërtetë të automjeteve.

Pothuajse të gjithë janë pushues që po udhëtojnë drejt plazheve të Shqipërisë. Nga ora tre e mëngjesit kanë hyrë 22 mijë persona me 4 mijë mjete.

Numri u rrit, ndërsa policia ka punuar me procedurë të përshpejtuar. Lëvizja e mjeteve ka hasur vështirësi në urën mbi lumin Drin në hyrje të qytetit të Kukësit, për shkak se rruga aty ngushtohet. Policia ndihmoi lëvizjen e mjeteve. Trafiku i rënduar ka zbritur në këto momente në dalje te qytetit të Vlorës.

Nga zona e skelës deri në zonën e ujit të ftohtë mjetet për të lëvizur kanë kaluar mbi një orë në pritje. Trafiku i rënduar ka ndodhur për shkak të fluksit të madh të pushuesve që po shkojnë drejt bregdetit të jugut. Lëvizja është shumë e vështirë në drejtim të Orikumit dhe Llogarasë dhe në radhë janë me mijëra mjete.

Pamjet që po shihni janë filmuar nga një motor i punonjësve të policisë që po ndërhyjnë në zonën e bllokuar për të rritur shpejtësinë e lëvizjes së mjeteve. Një pjesë e madhe e automjeteve janë me pushues nga Kosova që janë nisur në plazh pas festës së djeshme të Kurban Bajramit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...