Qëlloi me çekiç shitësen se kërkonte të blinte pa lekë, policia jep detajet e ngjarjes - Bota Sot
Qëlloi me çekiç shitësen se kërkonte të blinte pa lekë, policia jep detajet e ngjarjes

Shqipëria

Qëlloi me çekiç shitësen se kërkonte të blinte pa lekë, policia jep detajet e ngjarjes

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 10:10
Ilustrim

Është arrestuar 44-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme goditi me çekiç shitësen e një marketi në qytetin e Elbasanit pasi kjo e fundit kundërshtoi t’ia jepte artikujt pa lekë.

Shitësja ndërkohë u transportua për në spital dhe është jashtë rrezikut.

Elbasan

Godet me sende të forta një 21-vjeçare, vihet në pranga nga Policia 44- vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit nga qytetarët për një konflikt që po ndodhte në një dyqan, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke arrestuar në flagrancë shtetasin :

A.C., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në një dyqan ushqimor është konfliktuar për motive të dobëta me shitësen dhe me pas e ka goditur atë me mjete të forta, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...