Meta: Shqiptarët do ta kujtojnë Zhak Shirak për angazhimin ndaj Kosovës

Shqipëria

Meta: Shqiptarët do ta kujtojnë Zhak Shirak për angazhimin ndaj Kosovës

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 13:51
Zhak Shirak

Presidenti, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshën 86-vjeçare gjigantin e politikës franceze, Zhank Shirak.

Meta thotë se shqiptarët do ta kujtojnë përherë me nderim për angazhimin personal në radhitjen e Francës përkrah aleatëve për t’i dhënë fund genocidit në Kosovë.

"Ngushëllimet të ndjera familjes, miqve dhe të gjithë popullit francez për këtë humbje" shkruan Meta në twitter.

Politikani djathtist më i pëlqyer i vendit që drejtoi dy herë shtetin në vitet 1995-2007, si edhe kryeministrinë dhe Parisin për 18 vite, vuante prej kohësh nga sëmundjet e moshës, dhe ishte tërhequr nga skena publike.

Shirak, i etiketuar si "buldozer" apo "vrasës i rivalëve politikë" do të mbahet mend në skenën franceze për reformat e gjithanshme politike dhe ekonomike, për avancimin e nismave për sigurinë rrugore, për zbutjen e tensioneve dhe parabarazisë sociale, për apologjinë kundrejt hebrenjve të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, për uljen e mandatit presidencial nga 7 në 5 vite, apo për artin e joshjes së publikut me takime të zgjatura duarsh dhe përqafime.

Në arenën ndërkombëtare, Shirak do të kujtohet veçanërisht për vendimin e vitit 2003, kur doli kundër aleatit të vet, Amerikës, për çështjen e pushtimit të Irakut, por edhe për kontributin në përfundimin e luftës së Bosnjës dhe miqësinë me shtetet arabe.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat