Shiu shuan zjarrin në Nikolicë të Devollit

Shqipëria

Shiu shuan zjarrin në Nikolicë të Devollit

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 11:48
Zjarri

Mbas 5 ditësh nën flakë janë fikuar vatrat e zjarrit në Nikolicë, të Devollit.

Prej ditësh forca të shumta të shërbimit zjarrfikës qëndruan në terren për të mbajtur nën kontroll flaket edhe pse ditët e para e patën thuajse të pamundur.

Duket se reshjet e shiut që përfshinë qarkun e Korçës mbrëmjen e se mërkurës se bushku me punën intensive të punonjësve, shërbimit zjarrfikës, dhe emergjencave civile, arritën të shuanin zjarrin qe dogji me shume se 50 hektarë bimësi të ulet, kullota dhe pisha.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Burimet bëjnë të ditur se janë pyetur disa barinj dhe persona që mbledhin bimë medicinale në këtë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat