Meta-Mark Markut: Profesor, Rama po përpiqet të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese

Shqipëria

Meta-Mark Markut: Profesor, Rama po përpiqet të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 20:07
Ilir Meta

Presidenti Meta ka reaguar pas një interviste të Mark Markut në News24.

Përmes një statusi në Facebook, Meta shkruan se Rama nuk po përpiqet t'i kufizojë kompetencat Presidentit, por po përpiqet që të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese.

Meta ka përsëritur thirrjen e tij për të dalë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në 2 mars.

 Meta: I dashur Profesor Mark Marku! Rama nuk po përpiqet t'i kufizojë kompetencat Presidentit. Ky s'është problemi i vërtetë. Rama po përpiqet në mënyrë anti-kushtetuese e mafioze të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë (pra vetë Kushtetutën) në mënyrë që të vrasë çdo mundësi për llogaridhënie dhe çdo mundësi për ndryshime demokratike!
Ndaj në 2 mars në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" jo për Presidentin, por për Shqipërinë! 

Profesori Mark Marku u shpreh se shqetësimi i presidenti është real, pavarësisht termit që Meta i vë. Ai shtoi se Rama po cenon Kushtetutën dhe po i jep goditjen e fundit presidentit.

Mark Marku: Pavarësisht termit, grusht shteti apo diçka tjetër shqetësimi që ngre Presidenti është real pasi jemi para disa përpjekjeve të mazhorancës për të zaptuar të gjitha pushtetet. Mund ta shohim si të duam por jemi në një situatë ku demokracia e vendit, stabiliteti, shteti ligjor është praktikisht dëmtuar rëndë. Jemi në fazën e fundit ku Rama po i jep goditjen e fundit për të zaptuar Gjykatën Kushtetuese për të kufizuar kompetencat e Presidentit. Mendoj që gjendja është emergjente. Po i jepet goditje demokracisë dhe Presidenti është betuar për të mbrojtur Kushtetutën. Edhe për ne që s’jemi juristë cenohet Kushtetuta. Kalohet një ligj në parlament që nuk është në përputhje me Kushtetutën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat