I vdiq burri dy javë më parë, gruaja infektohet gjatë funeralit. Covid-19 prek edhe 55-vjeçarin që shkoi në varrim

Shqipëria

I vdiq burri dy javë më parë, gruaja infektohet gjatë funeralit. Covid-19 prek edhe 55-vjeçarin që shkoi në varrim

Më: 2 prill 2020 Në ora: 12:56
Ilustrim

Dy rastet në Shkodër të konfirmuara sot nga Ministria e Shëndetësisë janë raste të reja të cilat nuk lidhen me të mëparshmit në Shkodër.

Bëhet fjale për një grua 65-vjeçare nga lagjja “Kiras” dhe një 55-vjeçar nga Dobraçi i Shkodrës. Mësohet se gruas i kishte vdekur bashkëshorti dy javë më parë dhe në funeral kane marrë pjesë shumë persona ç’ka shton frikën dhe panikun për infektime të reja të mundshme.

Po ashtu 55-vjeçari kishte një njësi shërbimi tregtare me lëndë ndërtimi dhe elektrike. Ç’ka do të thotë se edhe personi në fjalë ka patur shumë kontakte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat