Rama: Je komunist i mbaruar; Bushati: Nuk punoj për 10 banditë

Shqipëria

Rama: Je komunist i mbaruar; Bushati: Nuk punoj për 10 banditë

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 00:59
Bushati dhe Rama

Një tjetër debat i fortë u zhvillua në Open në Top Channel mes kryeministrit Edi Rama dhe analistit Andi Bushati. Debati nisi kur Rama e quajti Bushatin shpifës për lajmet që publikon.

Pjesë nga debati:

Rama: Jeni shpifës. Ky është fakt.

Bushati: Edhe unë i them vjedhësit, hajdut.

Rama: Ja kjo është një shpifje tjetër. Ju shpifni gjithë ditën, por në sy mua nuk ma thua dot.

Bushati: As ju nuk më thoni shpifës.

Rama: Ju them që ç’ke me të.

Bushati: Edhe unë them, vrasës, kriminel, vjedhës.

Rama: Që ti je shpifës kjo dihet botërisht.

Bushati: E humbe qetësinë. Nuk të funksionojnë receptorët.

Rama: Je shpifës që nuk vë gjoba dhe kjo dihet botërisht.

Bushati: Kur s’ke argumeta e kthen në personale. Kështu e kishin fundin Fatos Nano dhe Sali Berisha. Kështu sulmonin gazetarët para fundit të tyre.

Rama: Është një krahasim i pavend. Ti nuk e kupton të majtën time. Je një komunist i mbaruar që s’ke lidhje me komunistat. Ke mllef.

Bushati: Për ato që u vjen fundi kam mëshirë. Di që e majta nuk punon për 10 banditë.

Rama: Fjalën banditë mbaje për vete. Nuk të fyeva.

Bushati: Po më quajt shpifës, apo shpifës është lavdërim. Duket që e humbët. Ju erdhi ndonjë mesazh që tregon se dolët keq sonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat