Mbledhja e Këshillit Politik, Vasili i përgjigjet Gjiknurit: Ndryshimet Kushtetuese minojnë konsensusin e dialogun

Shqipëria

Mbledhja e Këshillit Politik, Vasili i përgjigjet Gjiknurit: Ndryshimet Kushtetuese minojnë konsensusin e dialogun

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 13:50
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili me anë të një emaili i është përgjigjur deputetit të PS, Damian Gjiknuri ku ky i fundit njoftonte për mbledhjen e Këshillit Politik, sot në orën 17:00.

Vasili është shprehur se Këshilli Politik nuk ka funksionuar dhe nuk funksionon në mënyrë të njëanshme si ajo e djeshmja.

Më tej Vasili shkruan se diskutimi dhe miratimi përfundimtar në mbledhjen e Këshillit Politik i drafteve të diskutuara, por jo të miratuara është normalitet i detyruar.

Ndërkohë Vasili shprehet se dërgimi në Kuvend me logjikën e faktit të kryer të projektligjeve që janë pjesë e pikës 11 të marrëveshjes së 5 qershorit, është thjeshtë një provokim që minon konsensusin dhe dialogun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat