Prifti tregon “pazarin politik”: Miri me Lonin janë bërë bashkë dhe po bëjnë një lojë

Shqipëria

Prifti tregon “pazarin politik”: Miri me Lonin janë bërë bashkë dhe po bëjnë një lojë

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 07:54
Rezart Prifti

I ftuar në emisionin Ekopolitikë, pedagogu Rezart Prifti u shpreh me kritika ndaj situatës politike në vend dhe ndryshimeve kushtetuese.

Ai thotë se mbledhjet e këshillit politik janë thjesht një lojë e madhe. Gjithashtu ai shton se politikanët duhet të merren më parë me çështjet ekonomike duke qenë se vendi është në situatë të vështirë e më pas të diskutojnë për pazaret politike.

Prifti: Këta nuk kanë moral fare. Gjithë fabulës politike në vend i mungon alternativa. Opozita nuk ka alternativa për këtë vend. Gjithë kjo është një loj i madh, shoë i paparë dhe do të zgjasë dhe disa muaj. “Miri me Lonin” janë bërë bashkë dhe po kullundrisin një lojë. Nga ana teknike, asnjëra palë nuk e lë fitoren tek teknikalitetet e fundit. Duke qenë se ke një opozitë që në fund të ditës nuk mbledh 100 emra për tu përfaqësuar, do vazhdojë kështu. Ne diskutojmë për Këshilli Politik a thua se ato bëjnë gjë aty. Është një farsë e paparë, një tallje 24 karatsh. Kjo që diskutojmë ne, i japim pikë diçkaje që nuk duhet. E gjithë bota merret me ekonominë. Nuk do flasim ne për këto gjëra se s’na dëgjon kush. Duhet të flasin këto, Rama, Basha e më pas të vijojnë me koalicionet e listat e hapura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat