A besojnë shqiptarët te ekzistenca e koronavirusit?

Shqipëria

A besojnë shqiptarët te ekzistenca e koronavirusit?

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Ndërsa rastet e infeksionit me koronavirus rriten nga dita në ditë, skepticizmi për ekzistencën e virusit mbetet prezent.

Kjo u duk edhe nga një sondazh i Ora News në faqen tonë në facebook, ku pyetjes nëse njohin ndonjë person me Covid shumë prej tyre iu përgjigjën pozitivisht, madje edhe me pervoja personale.

Por të shumtë janë edhe ata që të gjithë këtë e cilësojnë një stisje, ndërsa ka edhe nga ata që mendojnë se gripin e zakonshëm e pagëzuan me emrin “korona”.

Një ditë më parë në vendin tonë u regjistruan katër të vdekur dhe 120 raste të reja me Covid-19.

Në spitale po trajtohen 119 persona, ku 18 janë në terapi intensive dhe 6 në intubim.

Që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 5396 raste infeksioni. Prej tyre 161 kanë hymbur jetën,  ndërsa 2961 janë shëruar.

Aktualisht janë 2274 raste aktive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat