A do rikthehet karantina e dytë pas shtimit të rasteve? Rama: Që ta shmangim duhet…

Shqipëria

A do rikthehet karantina e dytë pas shtimit të rasteve? Rama: Që ta shmangim duhet…

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 10:40
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat u bëri  thirrje qytetarëve të respektojnë masat kundër Covid për të shmangur me çdo kusht një karantinë të dytë që sipas tij do të vinte në vështirësi familjet shqiptare por edhe vetë shtetin.

“Ishte parashikuar që me ardhjen e vjeshtës numrat do të fillonin të rriteshin, por ndërsa në disa vende po rikthehen masat shtrënguese dhe po rishfaqet kërcënimi i një karantine të përgjithshme ajo që ne duhet me çdo kusht të përpiqemi dhe të parandalojmë është një karantinë e përgjithshme. Një karantinë e përgjitshme e dytë do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonomitë e shumë familjeve dhe shtetin.

Ndërsa disa vende po u rikthehen masave shtrënguese, Rama tha se Shqipëria është në kohë për të reaguar me vullnet dhe përgjegjshmëri qytetare.

 “Ju lutemi mos luani me shëndetin dhe ekonominë familjare!”, apeloi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat