Vasili rikujton Ramën në 2013: Lëshon shashka mashtruese për rritje rrogash dhe naftë pa akcizë

Shqipëria

Vasili rikujton Ramën në 2013: Lëshon shashka mashtruese për rritje rrogash dhe naftë pa akcizë

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 16:55
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka rikthyer në kujtesë një video të kryeministrit aktual Edi Rama në fushën e 2013.

Në video dëgjohet Rama, në atë kohë opozitar, ku akuzonte Sali Berishën se nuk do të mbante premtime 6 muajt e fundit, kur nuk i ka mbajtur për shumë vite qeverisje.

Vasili teksa e cilëson Ramën palaço, ka vijuar duke shkruar se nuk ka respect për veten.

“Kur palaçua tallet me veten!(VIDEO).

Sot as 6 muaj para zgjedhjeve ky Rama leshon shashka mashtruese me gjasme rritje rrogash, gjasme nafte pa akcize fermereve etj etj mashtrime, qe nuk i beri per 8 vjet rresht.

Shikoni çfare thoshte po ky syfet, kur ishte vete ne opozite ne 2013, per qeverine e asaj kohe.

Kush e beson më kete palaço s’ka asnje respekt per veten”, shkruan Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat