Lulzim Basha: Ja pse i ndërhyra Ramës nga telefoni

Shqipëria

Lulzim Basha: Ja pse i ndërhyra Ramës nga telefoni

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 22:19
Lulzim Basha

Kryedemokrati Luzlim Basha ka shpjeguar në “Zonë e Lirë” ndërhyrjen në telefon në emisionin “Opinion” ku ishte i ftuar Kryeminstri Rama. Basha tha se për të nuk ishte problem që debatoi me kryeministrin me telefon në kushte të pabarabarta.

“Hyra në telefon për një gjë të thjeshtë. Kur faktet i ke me vete, argumentet i ke me vete, ligjin e ke me vete dhe të vërtetën e ke me vete pak rëndësi ka nëse je me telefon apo je aty. Të gjithë e morën vesh që jo vetëm kemi të bëjmë me një gënjeshtar, por edhe me një frikacak që nuk pranon debat.

Ai humbi në atë debat sepse ai nuk i dha përgjigje pyetjes kryesore se ku i ka çuar 75 milionë euro me inceneratorët. Nuk ka ndodhur që një kryeministër të ngrihet ashtu nga kolltuku dhe të bëjë ato që bëri ai” – tha Basha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat