“Për shkak të shiut vrapoi…”/ Zbardhet aksidenti i 25-vjeçares në Portin e Durrësit

Shqipëria

“Për shkak të shiut vrapoi…”/ Zbardhet aksidenti i 25-vjeçares në Portin e Durrësit

Më: 8 janar 2021 Në ora: 12:18
Arkineda Haskasa

Është zbardhur ngjarja e aksidentit të djeshëm në portin e Durrësit ku humbi jetën punonjësja e sigurisë Arkineda Haskasa, 25 vjeçe.

Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë është vënë re se efektivja e policisë portuale ka qenë duke bërë check-in për të hapur traun dhe për shkak të shiut ka nxituar të kalojë nga ana tjetër pa e kontrolluar rrugën.

Në këtë kohë, trajleri në lëvizje e sipër nuk e ka parë 25-vjeçaren dhe e ka marrë përpara.

Aksidenti me pasojë vdekjen e punonjëses 25-vjeçari ndodhi dje në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit Të Durrësit.

Në pranga u vu shoferi F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë i cili do të përballet tashmë me akuzën për vrasjen aksidentale të 25-vjeçares Haskasa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat