Të dhënat e INSTAT: Ulet me 2/3 vdekshmëria rrugore në një dekadë

Shqipëria

Të dhënat e INSTAT: Ulet me 2/3 vdekshmëria rrugore në një dekadë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 14:52
Ilustrim

Nga të dhënat zyrtare të INSTAT-it, rezulton se para një dekade u regjistruan 322 vdekje në vit nga aksidentet rrugore.

Ndërsa vjet u regjistruan vetëm 181 vdekje – një ulje prej 44%. Por kur llogaritet vdekshmëria si raport i vdekjeve me numrin e automjetevet në qarkullim, ulja është dramatike – plot 68% (shihni grafikun shoqërues).

Ndër faktorët që mund të kenë ndikuar në këtë ulje dramatike të vdekshmërisë për një dekadë, mund të jenë rritja e gjobave për rripin e sigurisë dhe alkolin në timon (si dhe zbatimi i tyre me më rigorozitet nga policia rrugore), përmirësimi i rrugëve dhe sinjalistikës rrugore, si dhe kufizimi i aksesit të kalimtarëve dhe çiklistëve në rrugët kombëtare.

Një faktor për uljen e mëtejshme të vdekshmërisë rrugore mund të jetë rritja e gjobave për përdorimin e celularit në timon (si dhe zbatueshmëria e tyre nga policia rrugore).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat