Aksident i rëndë/ Dy të rinjtë me motor përplasen me makinën e parkuar

Shqipëria

Aksident i rëndë/ Dy të rinjtë me motor përplasen me makinën e parkuar

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 13:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme më Berat, ku raportohet se dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë.

Indrit dhe Suela Xhafa kanë qenë duke udhëtuar me motor, kanë humbur kontrollin dhe janë përplasur me nje mjet tip Benz, i cili ishte i parkuar në rrugë.

Burime bëjnë me dije se motori  ka qenë duke zbritur nga Kalaja dhe ka humbur kontrollin, pasi ishte me shpejtësi.

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se gjendja e tyre është tejet kritike dhe ata pasi i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore, po i përgatisin për t’i transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat