Sherri me thika në Sarandë/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim i riu nga Laçi, vrau me thikë 41-vjeçarin

Shqipëria

Sherri me thika në Sarandë/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim i riu nga Laçi, vrau me thikë 41-vjeçarin

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Policia ka bërë me dije detaje të reja nga vrasja me thikë pasditen e sotme në Sarandë, ku humbi jetën një 41-vjeçar nga Tepelena.

Është bërë i mundur identifikimi i autorit, 24-vjeçarit me inicialet XH.T banues në Laç, i cili është shpallur në kërkim.

Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat