Berisha: Rritja 7 përqind e pagës për pedagogët, vendim cinik i Ramës

Shqipëria

Berisha: Rritja 7 përqind e pagës për pedagogët, vendim cinik i Ramës

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 17:30
Sali Berisha

Vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për të rritur me 7 përqind pagat e pedagogëve, kryetari i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi urrejtje përçmuese të kryeministrit Edi Rama ndaj arsimit të lartë.

Nga mbledhja e grupit parlamentar, kreu i demokratëve ftoi qytetarët të mbështesin protestat e pedagogëve.

“Parashikon zero rritje buxhetore për rrogat. Dje e kishte 10, sot e ka 7 që ta çojë nesër 10, është nën inflacion, është më ulët sepse inflacioni i vërtetë është 12%. Pra nuk përbën as indeksim, përbën cinizëm. Dhe ajo që është më e rëndë është se premton 30% tjetër rritje rroge nga tarifat e studentëve, u thotë studentëve, familjeve të tyre, paguani ju tani për pedagogët.”

Deputetëve që mbështesin Enkelejd Alibeajn, Berisha i shtriu dorën e bashkëpunimit duke i ftuar që të ulen bashkarisht së bashku edhe me partitë e tjera opozitare për të arritur në një draft të përbashkët për reformën territoriale.

“Ulja së bashku me ta në komisione dhe jashtë komisioneve, gjetja e një ujdie për një projekt që ta mbështesin të gjithë deputetët e opozitës, mendoj se duhet të diskutohet edhe me partitë aleate në parlament, në mënyrë që të krijojmë një mbështetje pano opozitare të të gjithë opozitës.”

Në draftin final, ekspertët e Partisë Demokratike propozojnë 96 bashki dhe ndarjen e territorit nga 5 rajone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat