Meta: Vetëm dy poste s’kam provuar, Presidentin dhe udhëheqësin e opozitës

Shqipëria

Meta: Vetëm dy poste s’kam provuar, Presidentin dhe udhëheqësin e opozitës

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 22:20
Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar se aktualisht preokupimi i tij është diskutimi dhe negociatat për miratimin e 7 ligjeve që e bëjnë të zbatueshme reformën në drejtësi.

Në një intervistë për emisionin “Fakt”, kryeparlamentari Ilir Meta tha se i ka provuar të gjitha postet në karrierën e tij politike, me përjashtim të postit të Presidentit dhe të udhëheqësit të opozitës.

Ilir Meta: Aktualisht preokupimi im është ecuria e diskutimeve dhe e negociatave për 7 ligjet e domosdoshme për të zbatuar reformën në drejtësi dhe prioriteti numër një është gjetja e kohës së përshtatshme për një seancë plenare për të miratuar ligjet për Vettingun që është tepër i rëndësishëm. Dy ligjet e tjera për organet e qeverisjes gjyqësore dhe të prokurorisë speciale dhe më pas gjetja sipas një kalendari që ne kemi bërë dhe prioriteti kryesor është që të gjithë së bashku të marrim një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian dhe pse jo edhe nga Këshilli i vendeve anëtare në muajin dhjetor.

Sa i takon këtyre posteve pozita, këto nuk përbëjnë ndonjë shqetësim apo ndonjë preokupim apo ndonjë prioritet. Unë kam patur postin e Kryeministrit në një moshë krejt të re dhe kam dhënë dorëheqje për ti hapur rrugë një zgjidhje politike. Kam qenë tre herë zëvendëskryeministër. Disa herë kam dhënë dorëheqje. Natyrisht jam Kryetar i Parlamentit. Vetëm dy poste nuk kam provuar deri tani atë të Presidentit dhe të udhëheqësit të opozitës, por e ardhmja është përpara. Dhe unë nuk shikoj deri në maj apo qershor të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat