Punonjësit socialë, Klosi: Kush s’kalon testin largohet nga detyra

Shqipëria

Punonjësit socialë, Klosi: Kush s’kalon testin largohet nga detyra

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 17:35
Blendi Klosi

Të gjithë ata punonjës të institucioneve të kujdesit social që nuk do të kalojnë testimin i cili do të vlersojë standartet dhe aftësitë e tyre në punë do të largohen nga puna.Paralajmërimi ka ardhur nga ministri i Mirëqënies Socilae Blendi Klosi i cili inspektoi proçesin e testimit.

Klosi: Në kuadër të këtyre tezave do të rivlerësojmë të gjithë personelin prej 394 edukatorësh dhe profesionistësh. Do të ketë një vlerësim shumë rigoroz, të pavarur nga institucionet e ministrisë dhe të Shërbimit Social Shtetëror, por e gjitha e vlerësuar nga ekspertët dhe ata që nuk rifitojnë konkursin do të largohen nga ky shërbim. Natyrisht do të kërkohet që kjo të jetë brenda rregullave.

Pas ngjarjeve të fundit të dhunës në kopshte Klosi tha sedo të ketë tolerancë 0 ndaj këtij fenomeni.

Klosi: Punonjësit socialë që shërbejnë në këto qendra ashtu siç ka përgjegjësi të mëdhaja, duhet të këtë edhe mbrojtje më të madhe, të ketë një status më të fortë të mbrotjur nga ligji. Jemi për tolerancë zero karshi cdo rasti dhunë në qendrat e përkujdesit social.

Ky është viti i dytë që ministria e Mirqënies Sociale realizon një testim të punonjësve të institucioneve që ofrojnë kujdes social në të gjithë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat