Reshjet e fundit përmirësojnë e situatën hidrike në liqenin e Fierzës - Bota Sot
Reshjet e fundit përmirësojnë e situatën hidrike në liqenin e Fierzës

Shqipëria

E premte, 19 tetor 2018

Reshjet e fundit përmirësojnë e situatën hidrike në liqenin e Fierzës

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 16:35
Hidrika në liqenin e Fierzës

Reshjet e fundit kanë ndikuar në përmirësimin e situatës hidrike në liqenin e Fierzës, ndërkohë që pritet të ketë një rritje të mëtejshme në ditët në vijim. Prurjet e lumenjëve në basenin ujëmbledhës më të madh në vend aktualisht kanë arritur mbi 250 m3/sekondë, pa llogaritur prurjet e tjera anësore. Kuota aktuale e liqenit është 284.9 metra nga 296 metra që është kufiri maksimal i lejuar nga prurjet.

Kuota pritet që të rritet me rreth 2 metra në ditët në vijim pasi reshjet e shiut në rajonin e Kukësit janë rikthyer pas një ndërprerje  tre ditore dhe sipas parashikimeve meteorologjike pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Për shkak të  rrezikut nga përmbytjet që sjellin reshjet në stinën e dimrit KESH ka ngritur një grup pune, i cili ka përfunduar testet e sigurisë të veprave dhe po synohet që të ruhet balanca e prurjeve për të shmangur shkarkimet.

KESH ka përmirësuar ndjeshëm treguesit financiar nëse deri tre vite më parë energjia ishte një kërcënim serioz për buxhetin e shtetit, tashmë ky rrezik nuk ekziston.

Ky është një prej viteve më të mbara energjitike pasi prodhuesi shtetëror ka siguruar të ardhura të larta edhe nga eksporti i energjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test