Ofendimi i Erjon Braçes ndaj Sali Berishës: Qelbësirë që udhëheq nacionalizmin grek

Shqipëria

Ofendimi i Erjon Braçes ndaj Sali Berishës: Qelbësirë që udhëheq nacionalizmin grek

Më: 26 janar 2017 Në ora: 18:01
Sali Berisha dhe Erion Braçe

Deputetin socialist Erion Braçe, nuk e mbajnë nervat duke sharrë dhe ofenduar në rrjetet sociale ish- kryeministrin Sali Berisha.

Braçe e quan ‘qelbësirë’, duke e akuzuar për nxitje të nacionalizmit grek në Himarë.

STATUSI I BRAÇES

Ky qelbësirë, domethënë Sali Berisha,
ka pushtuar Kuvendin me marrëzinë e tij!!
Tamam ky, Sali Berisha, po ulëret e bën të vendosurin:
Me luftë bashkojmë çdo territor në vijim të Shqipërisë ku ka shqiptarë!!
Tamam ky kreu i një qeverie qelbësirë, jo vetëm që nuk foli kurrë me këtë gjuhe, por;
Një herë i dha serbëve të Millosheviçit naftë e benzinë, benzol,
për makinerinë e tij të luftës, përmes së cilës po zgjeronte Serbinë në territoret vijuese ku kishte serbë, përfshi edhe Kosovën.
Herën tjetër i dha grekëve kilometra të tëra në gjiun shqiptar të Sarandës, duke i hequr qartësisht Shqipërisë territor shqiptar.
Dhe jo vetëm;
Por po ushqen nacionalizmin grek deri në Himarë!
Ky qelbësirë e ka degraduar Kuvendin deri në këtë derexhe.
Ky qelbësirë është aty përsëri, i qartë për të tërhequr zvarrë këtë vend në nacionalizmin e tij banal, të rremë e kriminal, siç dëshmojnë faktet!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat