Rama nuk tërhiqet: PD mbron killerat që i bien me çekiç ballit vajzave të përdhunuara

Shqipëria

Rama nuk tërhiqet: PD mbron killerat që i bien me çekiç ballit vajzave të përdhunuara

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 12:35
Edi Rama

Edhe një herë kryeministri Edi Rama ka shprehu vendosmërinë për të mos u tërhequr nga qeveria pavarësisht kërkesës së opozitës shqiptare e cila ndodhet në ditën e katërt të protestës së saj me kauzën: Qeveri teknike për të garantuar zgjedhjet e lira.

Gjatë një aktiviteti për promovimin e gruas në Polici, kreu i qeverisë tha se protesta në të vërtetë zhvillohet për të penguar reformën në drejtësi.

Rama theksoi edhe një herë se i respekton qytetarët që janë ngritur në protestë, por shtoi se organizatorët po përdorin bojkotin e Kuvendit për të bllokuar procesin e Vettingut. Këtu, Rama sulmoi ashpër gjyqtarët që sipas tij kanë marrë vendime të padrejta në kurriz të qytetarëve të thjeshtë.

“Duke i thirrur popullit hajde na mbroni ne, dhe hajde mbroni këta gjykatës nga venttingu. Respekt i sinqertë për çdo njeri të zakonshëm që proteston, por jo për organizatorët e një proteste që bojkotin e parlamentit e kanë instrument për të bllokuar vettingun. Le të vazhdojnë të protestojnë, le ta bojkotojnë parlamentin, dhe të çojnë ata tre njerëz i duhan që të ngrenë komisonet që populli të shpëtojë nga kthetrat e këtyre killerave të veshur me toka të zeza që kanë 25 vjet që i bien me çekiç kokës vahzave të përdhunuara, nënave të viktimave, kujtdo që shkojnë në gjykate për të marrë një pronë dhe e humbasin pronën duke marrë çekiçin në lule të ballit. Në rrugën për të bërë shtet nuk na ndal dot askush, sepse kjo është një aspiratë e shqiptarëve dhe ne jemi instrumenti në duart e tyre për të bërë shtetin që duhen në 25 vjet”, - u shpreh kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat