Lajçak uron Metën: Sllovakia do të jetë mbështetëse e Shqipërisë europiane

Shqipëria

Lajçak uron Metën: Sllovakia do të jetë mbështetëse e Shqipërisë europiane

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 17:41
Miroslav Laj?ák

Ministri i Jashtëm dhe i Çështjeve Evropiane të Sllovakisë Miroslav Laj?ák uron Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta me rastin e marrjes së detyrës Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Ministri i Jashtëm dhe i Çështjeve Evropiane të Republikës së Slovakisë, Miroslav Laj?ák, me rastin e marrjes së detyrës.

Në mesazhin e tij Laj?ák thekson se: “Më lejoni t’ju shpreh urimet e mia të sinqerta për zgjedhjen dhe përurimin e mandatit tuaj si President i Republikës së Shqipërisë! Me këtë rast, dëshiroj t’ju uroj ju si dhe vendit tuaj sa më tepër forcë dhe entuziazëm në procesin e reformave përgjatë rrugës drejt Bashkimit Evropian. Dëshiroj gjithashtu t’ju siguroj rreth mbështetjes së vazhdueshme të Republikës së Slovakisë në përmbushjen e ambicieve integruese të Shqipërisë! Jam i bindur se marrëdhëniet tona dypalëshe do të vazhdojnë të zhvillohen nën frymën e miqësisë, mirëkuptimit dhe në interes të qytetarëve të vendeve tona. Ju uroj shëndet të mbarë dhe suksese në përmbushjen e këtij funksioni kaq sfidues e me përgjegjësi!”, – përfundon Laj?ák.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat