Sa para ka paguar Partia Demokratike për lobime? Ja si përgjigjet Basha - Bota Sot
Sa para ka paguar Partia Demokratike për lobime? Ja si përgjigjet Basha

Shqipëria

Sa para ka paguar Partia Demokratike për lobime? Ja si përgjigjet Basha

Më: 8 mars 2018 Në ora: 21:22
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar mbrëmjen e sotme shkrimin e publikuar në revistën amerikane “Mother Jones”.

Basha  nga studio e “Opinion” tha se Partia Demokratike ka paguar aq sa ka deklaruar në institucionet përkatëse.

Gjithashtu tha se ky artikull është i sponsorizuar pikërisht në këtë javë të rëndësishme oër Shqipërinë.

“Është një gazetë  e majtë, ka një axhendë politike. Kush e ka lexuar artikullin. Partia Demokratike i ka publikuar të gjitha fondet, 125 mijë dollarë për dy kompani lobimi janë të publikuara në KQZ. Partia Demokratike ka shpenzuar atë që ka deklaruar dhe ka deklaruar atë që ka shpenzuar. PD dhe unë mbaj përgjegjësi ëpr taë që Partia Demokratike ka lobuar dhe ka paguar. Deklarimet janë publike, janë deklaruar në departamentin e shtetit dhe në thesar. Ky është një investigim është i mbushur me insituata për të arritur në një konkluzion që është parashtruar nga Edi Rama,”tha Basha.

“Nic Muzin” ka deklaruar për lobimin që ka bërë me Partinë Demokratike dhe me atë që ka bërë për palët e treta. Ai ka bërë deklarimet e veta, drejtësia e shikon nëse ka gënjyer. Në dijeninë time ai ka bërë një tjetër deklarim nga ky që është publikuar”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test