Arsenal armësh në shtëpi, arrestohet 31 vjeçari në Shijak

Shqipëria

Arsenal armësh në shtëpi, arrestohet 31 vjeçari në Shijak

Më: 24 mars 2018 Në ora: 10:59
Forcat e sigurise

Një 31-vjeçar, u vu në prangat e policisë së Shijakut , pasi i janë gjetur arsenal armësh në shtëpinë e tij.

Ervin Çizmja u arrestua pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë TT model 54, kalibër 7.62 mm me krehër, një armë gjahu teke, 261 copë fishekë model 54 kalibri 7.62 mm, një silensiator arme zjarri me gjatësi të përgjithshme 23 cm, një gjerdan me fishekë arme gjahu me kalibër 12 mm me 28 fishekë.

NJOFTIMI I POLICISE

Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë.

Në territorin e Shijakut është ushtruar kontroll për kapjen e personave që posedojnë armë pa leje, me precedentë penalë dhe që shpërndajnë lëndë narkotike.

Sekuestrohen armë dhe municione luftarake.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe evidentimin e personave që posedojnë armë zjarri kanë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e Shijakut.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

•Ervin Çizmja 31 vjeç, banues në Shijak.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri pistoletë TT model 54, kalibër 7.62 mm me krehër;

•një armë gjahu teke;

• 261 copë fishekë model 54 kalibri 7.62 mm;

•një silensiator arme zjarri me gjatësi të pergjithshme 23 cm;

• një gjerdan me fishekë arme gjahu me kalibër 12 mm me 28 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar në nenet 278/4 dhe 280 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat