Basha: Kryengritja qytetare e nisur në Kukës nuk ndalet, Rama i mbyllur në bunker...

Shqipëria

Basha: Kryengritja qytetare e nisur në Kukës nuk ndalet, Rama i mbyllur në bunker...

Më: 6 prill 2018 Në ora: 16:59
Kryetari i Partia Demokratike Lulzim Basha,

Kryetari i Partia Demokratike Lulzim Basha, në krah të qytetarëve kuksiane dhe familjarëve të atyre që sot ndodhen në burg, si pjesëmarrës në protestën e 31 marsit në Kalimash, e cilësoi Edi Ramën një frikacak të mbyllur në bunkerin e tij që nuk arrin të kuptojë arsyet sepse këta njerëz të thjeshtë u revoltuan kundër grabitjes qeveritare.

“Këta janë njerëzit që jetojnë pa ndihmë ekonomike, që jetojnë në varfëri, janë njerëzit të cilëve Edi Rama i vendosi taksën për të kaluar në rrugën e Kombit,  që Edi Rama i do në burg dhe për të cilët ka ngritur me prokurorinë politike Rama-Marku një proces për të terrorizuar qytetarët. Jam krenar që jam në krah dhe që unë dhe disa deputetë të opozitës po hetohemi nga kjo prokurori politike.

Edi Rama është një frikacak i mbyllur në bunkerin e tij dhe nuk arrin të kuptojë arsyet e revoltimit të njerëzve të thjeshtë.

I bëj thirrje shqiptarëve të vazhdojmë së bashku kryengritjen qytetare, aktin e ndërmarrë nga qytetarët e Kukësit për të refuzuar grabitjen, për ti dhënë fund një shteti të privatizuar nga Edi Rama, që për hir të xhepave të tij dhe oligarkëve pranë tij, vërsuli policinë dhe terrorizoi njerëzit e thjeshtë.

Kjo që ka nisur në Kukës nuk do të ndalet derisa të lirohen 11 qytetarët që mbahen padrejtësisht në burg, nuk do të ndalet derisa të shkojnë para ligjit urdhëruesit, projektuesit dhe zbatuesit e dhunës, nuk do të ndalet derisa të anulohet konçensioni anti-kushtetues i Rrugës së Kombit”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat