Plagosja me armë në Vlorë, si nisi sherri gjatë lojës së pokerit - Bota Sot
Plagosja me armë në Vlorë, si nisi sherri gjatë lojës së pokerit

Shqipëria

E hënë, 22 tetor 2018

Plagosja me armë në Vlorë, si nisi sherri gjatë lojës së pokerit

Më: 17 prill 2018 Në ora: 10:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Plagosje me armë zjarri në Vlorë. Ngjarja është regjistruar dje rreth orës 16:30 në lagjen “Rilindja”. Sipas Policisë, i plagosur ka mbetur shtetasi Arsen Gërbi, 51 vjeç, i cili ka marrë një plagë në këmbë. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të qytetit të Vlorës për ndihmë mjekësore, nga ku mësohet se pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e plumbit, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se 51-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë, në katin e dytë të një ndërtese në lagjen “Rilindja”, e cila shërben si lokal, por një pjesë e saj edhe si sallë lojërash pokeri.

Sipas Policisë, gjithçka ka ndodhur për motive të dobëta, pas një grindjeje mes 51-vjeçarit dhe një tjetër personi, i cili është ende i paidentifikuar nga Policia e Vlorës. Ata kanë qenë në të njëjtën tavolinë duke luajtur së bashku poker, kur papritmas ka nisur grindja mes tyre.

Bazuar edhe në dëshminë e disa klientëve të lokalit, autori është dëgjuar teksa bërtiste i pakënaqur për lojën duke pretenduar për hile me letrat.

Gjatë debatit mes tyre, ai ka nxjerrë një armë zjarri, të cilën e mbante të fshehur në rroba dhe ka qëlluar drejt Gërbit, duke e lënë atë të plagosur. Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar duke humbur gjurmët.

“Më datë 16.04.2018, në lagjen ‘Rilindja’, është plagosur në këmbë me armë zjarri nga një person i paidentifikuar shtetasi A.G., 51 vjeç. Shtetasi është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Në vendngjarje uniformat blu dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test