Vrasje për 3 mijë lekë! Agim Buci përcillet në banesën e fundit, autorët në arrati

Shqipëria

Vrasje për 3 mijë lekë! Agim Buci përcillet në banesën e fundit, autorët në arrati

Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:32
Njoftimi per varrimin e te ndjerit

Në familjen Buci u hapen dyert e mortit këtë të enjte. Kryefamiljari dhe babai i katër fëmijëve Agim Buci, u ekzektutua me një plumb brenda ambientit të biznesit të tij nga një grabitje e dështuar.

E plagosur mbeti edhe bashkëshortja Merita, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e “Traumës”. Fqinjët dhe afërmit shprehen të shokuar për këtë ngjarje të rëndë që ndodhi në rrugën “OSBE”, shumë pranë komisaritatit nr.5, të Kamzës.

“Ishim duke parë ndeshjen. Dëgjuam fishekët, por kujtuam se janë fishekzjarre. Shumë punëtor. Shumë njeri i mirë, i nderuar në lagje, i respektueshëm. Unë punoj në një kolektiv me të. Ne nuk dimë asnjë gjë. Kussh e njeh, e nderon”.

“Një familje që mundohet ta ndërtojë jetën në bazë të asaj ndershëmrie që sot është shumë e vështirë të gjesh fjalë. Ka pasur vjedhje ordinere. Është pjesë e policisë, që duhet të ngrihen dhe të gjejnë menjëherë autorët e t’i venë përpara drejtësisë jo vetëm për këtë akt, por për çdo akt të ndodhur kudo, jo vetëm në Kamëz”.

Ndërkohë policia pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, të cilat ndodheshin si brenda dyqanit ashtu edhe jashtë tij ka rindërtuar skenën si ndodhi vrasja e së mërkurës.

Kështu, gjatë tentativës për grabitjen ishin dy autorë, ku njëri prej tyre hyri brenda biznesit, duke i kanë kërkuar parët Merita Bucit. 44-vjeçarja nuk ka kundërshtuar, pasi ishte duke mbyll xhiron ditore. Ajo ka ngritur duart lart dhe u ka thënë që, “ja këto janë lekët që këm bërë sot”.

Sipas fqinjëve, dyqani në fjalë nuk bëntë më shumë se 3 mijë lekë (të reja) xhiro në ditë. Më pas njëri prej grabitësve e ka qëlluar me pistoletë në këmbën e djathtë. Agim Buci ka qenë te pjesa e jashtme e marketit duke rregulluar arkat e fruta-perimeve.

Kur është futur në dyqan 52-vjeçari u përballur me grabitësit. Në një moment, Agimi ka marrë thikën e djathit dhe ia ka drejtuar grabitësve. Këta të fundit e kanë qëlluar me një plumb në gjoks duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Më pas autorët u trembën dhe kanë ikur me shpejtësi. Djali i vogël i familjes Buci ka parë gjithë skenën kur u ekzekutua babai i tij dhe u plagos mamaja, por ka mundër të shpëtoj pasi u fsheh poshtë banakut.

Policia ka vënë një shpërblim prej 50 milionë lekë të vjetra për këdo që do japë informacione të vlefshme, të cilat do çojnë në kapjen e autorëve. Këta të fundit u larguan me një automjet të zi nga vendi i ngjarjes në drejtim të Paskuqanit./Abc News

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat